Poni dhe Skivi publikojnë këngën e re "Zemra bam"

Këngëtarja e njohur labe, Poni, dhe reperi i njohur kosovar, Visar Shala - Skivi, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
"Zemra bam" titullohet kënga e tyre e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori dhe tekstshkruesi i njohur, Edlir Begolli.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të dyshja vijnë me një performancë mjaft interesante.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Produtcion, në Shqipëri.
Ndërkohë, për dukjen e dy protagonistëve në klip janë kujdesur Drenusha Xharra dhe Niko Komani. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































