LAJMI I FUNDIT:

Pompeo thotë se Hong Kongu nuk ka më autonomi nga Kina

Pompeo thotë se Hong Kongu nuk ka më autonomi nga Kina

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Hong Kongu nuk ishte më autonom nga Kina kontinentale, duke kërcënuar statusin e tregtisë speciale të qytetit siç kërkohet me ligjin amerikan.

“Sot, unë raportova në Kongres se Hong Kongu nuk është më autonom nga Kina, duke pasur parasysh fakte në terren”, ka shkruar Pompeo në Twitter. “Shtetet e Bashkuara janë me qytetarët e Hong Kongut”, ka shtuar ai.


Masa erdhi ndërsa Kongresi Popullor në Pekin diskutoi një projekt-ligj që do të lejonte masa më të rrepta kundër shtytjes së Hong Kongut për pavarësi më të madhe nga pjesa tjetër e Kinës, e cila drejtohet nga Partia Komuniste.

Kolonia e mëparshme e Mbretërisë së Bashkuar u kthye nën Kinë më shumë se dy dekada më parë dhe u vendos nën sundim si pjesë e një kornize “një vend, dy sisteme” që përcakton Hong Kongun një rajon të veçantë administrativ.

Ky vetë-rregullim i kufizuar i lejoi Uashingtonit të mbante një status të veçantë për kompanitë amerikane që bëjnë biznes me njësi në Hong Kong.

Ndërsa kritikët pohojnë se Pekini ka zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme ndikimin e tij mbi qytetin vitet e fundit, heqja e këtij statusi të veçantë mund të ketë pasoja serioze për statusin e Hong Kongut si një qendër kryesore për financat ndërkombëtare.

Në nëntor, presidenti Donald Trump nënshkroi në ligj Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë së Hong Kongut që kërkon që këto lidhje tregtare të favorshme të kushtëzohen në një vlerësim vjetor të Departamentit të Shtetit për statusin politik të Hong Kongut.

Të martën, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany përcolli një mesazh nga Trump duke thënë: “Ai është i pakënaqur me përpjekjet e Kinës dhe është e vështirë të shihet se si Hong Kongu mund të mbetet një qendër financiare nëse Kina merr përsipër”.

Zyrtarët kinezë kanë hedhur poshtë tendencat separatiste në Hong Kong, si dhe mbështetjen e jashtme për një pavarësi më të madhe atje.

“Hong Kongu është një rajon i veçantë administrativ i Kinës, dhe ruajtja e sigurisë kombëtare ka qenë gjithmonë autoriteti i qeverisë qendrore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian para gazetarëve të mërkurën në Pekin.

“Çështja e legjislacionit të Sigurisë Kombëtare të Rajonit të Posaçëm Administrativ është thjesht një çështje e brendshme e Kinës, dhe asnjë ndërhyrje e huaj nuk lejohet. Ne do të marrim masat e nevojshme për të kundërshtuar veprimet e gabuara të forcave të jashtme që ndërhyjnë në punët e Hong Kongut”, tha ai.

Zyrtarë lokalë të Hong Kongut gjithashtu kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

Australia, Kanada dhe SHBA gjithashtu kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ligjit të propozuar, i cili ka nisur protestat në Hong Kong.

Kundërshtimi nga Uashingtoni ndaj politikave të Pekinit në Hong Kong ka përfaqësuar edhe një sfidë tjetër për marrëdhëniet midis dy ekonomive kryesore në botë.

Ndërsa SHBA dhe Kina arritën një marrëveshje në janar për të ndaluar luftën e tyre tregtare, mosmarrëveshjet mbi trajtimin e pandemisë dhe çështjeve të tjera gjeopolitike siç janë pyetjet territoriale mbi Tajvanin dhe Detin e Madh të Kinës Jugore vazhdojnë të jetë burim i tensioneve të ngritura. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori