LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: Marrëveshja tregtare SHBA-BE nuk është e drejtë

Pompeo: Marrëveshja tregtare SHBA-BE nuk është e drejtë

Marrëdhëniet midis Evropës dhe SHBA-së janë “të shkëlqyera”, por kushtet aktuale të tregtisë nuk janë të drejta për Amerikën, tha Mike Pompeo, ndërsa vizitoi Holandën.

Sekretari amerikan i Shtetit, tha se Donald Trump, po përpiqet të zhvillojë një marrëdhënie të drejtë, reciproke, për Amerikën dhe Evropën dhe se mosmarrëveshjet ishin një pjesë normale e diplomacisë transatlantike.


Në një intervistë për Euronews, përcjell Telegrafi, ai u pyet për raportet me BE-në dhe për etiketimin që presidenti Trump i kishte bërë BE-së “armik”.

“Unë mendoj se presidenti Trump nënkuptonte se ka vende ku ekonomia e Shteteve të Bashkuara nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë. Ne nuk mund t’i shesim produktet bujqësore në shumicën e vendeve brenda Bashkimit Evropian, por Bashkimi Evropian mund t’i shesë produktet e tyre në Shtetet e Bashkuara – kjo nuk është e drejtë, kjo nuk është reciproke. Askush nuk do të mendonte se do të ngrinte një regjim tregtar që do të lejonte që të vazhdonte të ndodhte, të kishte tarifa të pabarabarta”, tha Pompeo. /Telegrafi/