LAJMI I FUNDIT:

Polonia pas 74 vjetësh heq dorë nga gazi rus

Polonia pas 74 vjetësh heq dorë nga gazi rus

Polonia, blerësi më i vjetër i gazit natyror rus pas më shumë se 74 vjetësh është gati tëheqë dorë.

Shteti polak, i cili mbështetet në ‘Gazprom PJSC’ të kontrolluar nga Kremlini për rreth dy të tretat e gazit të saj, thotë se diversifikimi ndihmon uljen e mundshme të çmimeve që mund të nxisë ndërtimin e një lidhjeje të importit për të hyrë në karburantin norvegjez, shkruan Monitor. Kjo vjen pasi shteti i Evropës Lindore në vitin 2016 përfundoi një terminal të gazit të lëngshëm për t’u larguar nga gazi rus që është blerë që nga viti 1944.


“Ne jemi duke diversifikuar furnizimet tona, për të mos vijuar blerjen vetëm me Rusinë. Është një çështje sigurie dhe tuba Baltik nuk është më pjesë e negociatave me Gazprom”, tha në një intervistë në Varshavë, Piotr Naimski, një zyrtar i qeverisë përgjegjëse për infrastrukturën energjetike.

Përveç kësaj, vendi prodhon më shumë se 4 miliardë metra kub të gazit të vet në vit dhe për të eksportuar një tepricë mund të ketë pas 2022, po ndërton lidhje me vendet fqinje, përfshirë Sllovakinë, Lituaninë, Republikën Çeke dhe Ukrainën.

“Lidhja me Sllovakinë është e rëndësishme pasi na jep akses, nëpërmjet Hungarisë, në vende të tjera. Ne do të jemi në gjendje të furnizojmë deri në 5 miliardë metra kub në atë rajon dhe për disa vende, kjo sasi është përdorimi i tyre për një vit”, tha Naimski. /Telegrafi/