LAJMI I FUNDIT:

Polonia nënshkroi “Shengenin ushtarak” së bashku me Gjermaninë dhe Holandën – çfarë do të thotë kjo?

Polonia nënshkroi “Shengenin ushtarak” së bashku me Gjermaninë dhe Holandën – çfarë do të thotë kjo?

Polonia i është bashkuar të ashtuquajturës marrëveshje “Shengeni ushtarak”, një iniciativë evropiane që synon të përmirësojë lëvizshmërinë e trupave midis shteteve pjesëmarrëse.

Marrëveshja, e nënshkruar gjithashtu nga Gjermania dhe Holanda, është njëkohësisht një gjest solidariteti me Ukrainën dhe një hap konkret drejt një sigurie më të mirë evropiane, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Dhe përmes saj pritet të garantohet një korridor i shpejtë ndihme për Ukrainën dhe duke lehtësuar mobilizimin e ardhshëm në krahun lindor të NATO-s.

Sipas ministrit polak të mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, konflikti në Ukrainë ka nënvizuar rëndësinë e mobilizimit të shpejtë të trupave.

NATO kritikon Donald Trump për komentet rreth anëtarëve të aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen
Lexo po ashtu NATO kritikon Donald Trump për komentet rreth anëtarëve të aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen

Ndërsa Daphne Bergsma, ambasadorja holandeze në Poloni, theksoi se lëvizshmëria ushtarake është thelbësore në adresimin e sfidave gjeopolitike në rritje.

Polonia, e cila është një fqinje me Rusinë dhe Bjellorusinë, mbetet thellësisht e angazhuar me sfidat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme, me qeverinë e fokusuar veçanërisht në kërcënimin nga Rusia.

Dhe për Poloninë, iniciativat si “Shengeni ushtarak” janë thelbësore jo vetëm për sigurinë, por edhe për forcimin e pozicionit të saj brenda BE-së – kjo pasi një qeveri populiste, euroskeptike e krahut të djathtë më në fund humbi pushtetin në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori