LAJMI I FUNDIT:

Polonia bllokon qindra emigrantë në kufirin me Bjellorusinë

Polonia bllokon qindra emigrantë në kufirin me Bjellorusinë

Polonia thotë se ka zmbrapsur përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në vend në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë, duke paralajmëruar se mijëra të tjerë ishin rrugës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet video treguan qindra njerëz pranë një gardhi kufitar me tela me gjemba, të cilat disa u përpoqën ta kalonin me forcë.


Qeveria polake thirri një takim krize të hënën dhe vendosi 12,000 trupa në rajon.

Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shtyrjen e emigrantëve drejt kufirit, duke e përshkruar atë si aktivitet armiqësor.

Polonia, Lituania dhe Letonia thonë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit.

Shumë prej tyre kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Bashkimi Evropian ka akuzuar presidentin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për lehtësimin e fluksit në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve.

Polonia, e cila është kritikuar për shtyrjen e emigrantëve dhe refugjatëve në kufirin e saj, i është përgjigjur numrit të madh të njerëzve që mbërrijnë atje duke ndërtuar një gardh me tela.

Roja Kufitare Polake tha gjithashtu se po mbyllte pikën e saj kufitare me Bjellorusinë në Kuznica që nga mëngjesi i së martës.

Kushtet për emigrantët në kufi janë armiqësore deri në vdekje, dhe frika është rritur për sigurinë e tyre në dimrin me temperatura nën zero të rajonit.

Ndërsa ata janë dëbuar nga Polonia dhe Bjellorusia refuzon t’i lejojë të kthehen, njerëzit po e gjejnë veten të bllokuar dhe ka rrezik të ngrijnë në pyjet e Polonisë. Disa kanë vdekur nga hipotermia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori