LAJMI I FUNDIT:

Polonia afër ndalimit total të abortit, pavarësisht se a keni mbetur shtatzënë nga përdhunimi apo çfarëdo rrethane tjetër

Polonia afër ndalimit total të abortit, pavarësisht se a keni mbetur shtatzënë nga përdhunimi apo çfarëdo rrethane tjetër

Ligjvënësit polonezë të enjten kanë filluar ekzaminimin e një projektligji që e ndalon abortin, duke rihapur një debat të ndjeshëm në kombin ku shumica e popullsisë i përkasin fesë krishtere.


Polonia i ka disa nga ligjet më të rrepta të Bashkimit Evropian rreth abortit, duke e lejuar abortin vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik, nëse shtatzënia është rezultat i një krimi – si përdhunimi apo incesti, ose nëse embrioni është i dëmtuar apo ka një sëmundje të pashërueshme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, doktorët polonezë kanë refuzuar performimin e abortit, duke thënë se i cenon bindjet e tyre morale. Një organizatë e avokatëve me bindje krishtere kanë filluar lobimin për një ndalesë më të rreptë të abortit, duke cituar kushtetutën e Polonisë – e cila ofron mbrojtje legale të jetës njerëzore. Organizata e avokatëve ka shkruar një projektligj, i cili veçse ka arritur deri në parlament.

Nëse miratohet, ligji i ri parasheh dënimin mbi pesë vite burg për doktorët që performojnë abortin dhe për gratë që i nënshtrohen procedurës. Ligji do t’i hiqte të gjitha të drejtat e grave për abort, duke e lejuar abortin vetëm nëse embrioni vdes dhe është kërcënim serioz për jetën e nënës.

Ligji i propozuar e thekson edhe ndikimin e klerit katolik në një shtet ku pjesëmarrja në ritet e kishës është ndër më të larta në Evropë – rreth 40 për qind.

Partia e Ligjit dhe Drejtësisë, e cila e komandon shumicën absolute në parlament, ka mbështetur projekte të cilat kanë pasur synim ngritjen e krenarisë kombëtare.  Ata kanë rritur edhe shpenzimet e mirëqenies me shpresën se kjo do t’i inkurajonte njerëzit të bëjnë më shumë fëmijë.

Aktivistët e të drejtave të grave kanë mbajtur protesta gjatë muajit prill, ku kanë marrë pjesë mijëra persona. Por, një anketim i fundit ka treguar se shumica e polakëve – 58 për qind, e përkrahin ndalimin e abortit, transmeton Telegrafi.

Gjatë hapjes së debatit të enjten, profesoresha e juridikut Joanna Banasiuk kishte mbrojtur projektligjin e propozuar nga autorët. “Aborti do të thotë masakrimin e fëmijëve. Kjo do të thotë ferr për gratë dhe diskreditim moral për meshkujt”.

Një projektligj kundërshtues i prezantuar të enjten, gjatë të njëjtit debat parlamentar, kërkon lejimin e abortit mbi 12 javë të shtatzënisë pa ndonjë kusht dhe edukim formal seksual në shkollë.

Barbara Nowacka, politikane majtiste, ka thënë se Polonia veçse ka ligje të rrepta rreth abortit që kanë shtyrë shumë gra të abortojnë jashtë vendit. Duke cituar organizatat që kërkojnë liberalizimin e ligjeve të Polonisë, ajo thotë se rreth 150,000 gra polake abortojnë çdo vit, disa ilegalisht në Poloni dhe disa tjera në shtetet fqinje ku procedura lejohet.

“A duam në të vërtetë që ta mbështesim turizmin e abortit?” ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Kalo në kategori