LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb Trajkoviq: Zyrtarët e Listës Serbe janë larguar nga Kosova

Politikani serb Trajkoviq: Zyrtarët e Listës Serbe janë larguar nga Kosova

Kryetari i Forumit Kombëtar Serb, Momçilo Trajkoviq ka thënë se zyrtarët e Listës Serbe janë larguar nga Kosova.

Trajkoviq për mediet serbe është shprehur se ikja e tyre ka bërë që mos të ketë mesazhe të qarta nga Beogradi.


“Kjo është disfata e politikës serbe në Kosovë. Nëse nuk bëhet diçka, serbët e [Albin] Kurtit do të dalin në skenë”, thotë Trajkoviq.

Ai pati thënë se Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e autoritetet në Beograd, tashmë e “ka humbur mbështetjen e popullit“.

Lidhur me këtë, Trajkoviq ka paralajmëruar që janë duke punuar për ta riaktivizuar Këshillin Kombëtar Serb, i cili është planifikuar për 26 gusht.

Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Serbët në Kosovë janë të zemëruar me Listën Serbe
Lexo po ashtu Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Serbët në Kosovë janë të zemëruar me Listën Serbe

Po ashtu, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Mirosllav Aleksiq ka pohuar se serbët në Kosovë janë të zemëruar me Listën Serbe.

“Janë të zemëruar me listën Serbe dhe mua më duket se gjithnjë e më shumë prej tyre janë të zemëruar si me Aleksandar Vuçiqin ashtu edhe me regjimin në Beograd. Ata e ndjejnë se janë tradhtuar, të lënë pas dore. Këtë e kam dëgjuar në rrugë, në barrikada, nga profesorët, pensionistët, nga të gjithë”, ka thënë Aleksiq.

Lista Serbe është duke u tronditur pasi serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie. Pas trazirave të fundit në veri të Kosovës, të shkaktuara nga grupet kriminale serbe, për herë të parë liderët e Listës Serbe janë fyer e akuzuar publikisht, ndërsa ndaj tyre janë drejtuar edhe fjala si “tradhti, tradhti”.

Lista Serbe tronditet, serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie
Lexo po ashtu Lista Serbe tronditet, serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie

Për gjatë kësaj periudhe së pushtetit absolut në zonat serbe në Kosovë, kjo parti udhëhoqi protesta dhe ngriti barrikada të shumta me qëllim të kundërshtimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Në një video të datës 13 qershor, të publikuar në rrjetin social rus Telegram, përkatësisht në kanalin “Slovenski Medved”, thuhet, “serbët po nisin kryengritje kundër Listës Serbe”, me apelin “Shpërndajeni këtë obligim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori