LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Serbët në Kosovë janë të zemëruar me Listën Serbe

Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Serbët në Kosovë janë të zemëruar me Listën Serbe

Serbët në Kosovë po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë se Lista Serbe i ka tradhtuar dhe se ajo vite me radhë ka punuar kundër atyre qytetarëve, ka theksuar nënkryetari i Partisë Popullore dhe deputeti Mirosllav Aleksiq.

Aleksiq për mediet serbe është shprehur se serbët në Kosovë po ashtu janë të zemëruar me regjimin e Beogradit.


“Janë të zemëruar me listën Serbe dhe mua më duket se gjithnjë e më shumë prej tyre janë të zemëruar si me Aleksandar Vuçiqin ashtu edhe me regjimin në Beograd. Ata e ndjejnë se janë tradhtuar, të lënë pas dore. Këtë e kam dëgjuar në rrugë, në barrikada, nga profesorët, pensionistët, nga të gjithë”, ka thënë Aleksiq.

Lista Serbe tronditet, serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie
Lexo po ashtu Lista Serbe tronditet, serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie

Lista Serbe është duke u tronditur pasi serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie.

Pas trazirave të fundit në veri të Kosovës, të shkaktuara nga grupet kriminale serbe, për herë të parë liderët e Listës Serbe janë fyer e akuzuar publikisht, ndërsa ndaj tyre janë drejtuar edhe fjala si “tradhti, tradhti”.

Po ashtu, dëgjohej edhe brohoritja kundër Vuçiqit, me mbështetjen e të cilit u formua Lista Serbe, një dekadë më parë.

Avokati nga Beogradi: Lista Serbe, Vuçiqi dhe Radoiçiqi po i persekutojnë serbët në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Avokati nga Beogradi: Lista Serbe, Vuçiqi dhe Radoiçiqi po i persekutojnë serbët në veri të Kosovës

Për gjatë kësaj periudhe së pushtetit absolut në zonat serbe në Kosovë, kjo parti udhëhoqi protesta dhe ngriti barrikada të shumta me qëllim të kundërshtimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Në një video të datës 13 qershor, të publikuar në rrjetin social rus Telegram, përkatësisht në kanalin “Slovenski medved”, thuhet, “serbët po nisin kryengritje kundër Listës Serbe”, me apelin “Shpërndajeni këtë obligim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori