LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb: Krimi i organizuar në Novi Sad udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i presidentit Andrej Vuçiq me ndihmën e BIA-s

Politikani serb: Krimi i organizuar në Novi Sad udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i presidentit Andrej Vuçiq me ndihmën e BIA-s

Nënkryetari i Parisë Popullore, Borislav Novakoviq thotë se krimi i organizuar në Novi Sad drejtohet nga Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Andrej me ndihmën e Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA).

Novakoviq në një intervistë për Nova, thekson se kjo po bëhet me pëlqimin e Vuçiqit.

“Krimi i organizuar në Novi Sad udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq. A mendoni se po e bëjnë këtë pa dijeninë dhe pëlqimin e Aleksandar Vuçiqit? Në të gjitha këto, ka një komplot heshtjeje dhe shthurjeje politike midis krerëve të politikës lokale të Novi Sadit, prokurorisë, BIA-s dhe sigurisë publike”, thekson Novakoviq.

Sipas politikanit serb, zyrtarët e sigurisë po pengojnë profesinistët të kryerjen e punëve.

“Krerët e atyre organeve dhe shërbimeve po pengojnë profesionistët të bëjnë punën e tyre. Novi Sadi është i vetmi qytet në vend ku dy shefat e fundit të policisë, Milorad Shushnjiq dhe Slobodan Maleshiq, përfunduan në paraburgim dhe kreu i BIA-s, Nikola Vasiljeviq së bashku me kriminelin Slobodan Milutinoviq – Snajper pa pikë turpi mori drejtimin e klubit të futbollit”, shton ai.

Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq me pasuri marramendëse – mediet opozitare serbe raportojnë për punët e pista të dyshes kriminale që gjenden në listën e zezë të SHBA-së
Lexo po ashtu Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq me pasuri marramendëse – mediet opozitare serbe raportojnë për punët e pista të dyshes kriminale që gjenden në listën e zezë të SHBA-së

Ai pohon se qytetarët e Novi Sadit nuk do ta falin Vuçiqin.

“Novi Sadi nuk do ta falë kurrë Aleksandar Vuçiqin. Qyteti po vlon nga pakënaqësia, sepse dinjiteti dhe krenaria e tij janë lënduar nga marrëdhëniet e tilla. Prandaj, jam i sigurt se zgjedhjet e ardhshme lokale do të sjellin një ndryshim”, përfundon politikani serb.

Kujtojmë se në fund të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviq thekson se janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Milan Radoiçiq në listën e zezë të amerikanëve – këto janë arsyet se pse ishte sanksionuar
Lexo po ashtu Milan Radoiçiq në listën e zezë të amerikanëve – këto janë arsyet se pse ishte sanksionuar

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari. Po ashtu, këta janë të sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

Thesari thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori