LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq: Agjentët rusë janë përpjekur të drogojnë bijën time

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq: Agjentët rusë janë përpjekur të drogojnë bijën time

Politikani serb Jovanoviq: Agjentët rusë janë përpjekur të drogojnë bijën time

Lideri i Partisë Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se agjentët rusë janë përpjekur ta drogojnë bijën e tij, duke theksuar se çdo ditë kërcënohet me jetë.


Ai madje ka treguar në detaje një rast konkret kur bija e tij Jana për pak sa nuk e kishte paguar shtrenjtë, derisa kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë, transmeton Telegrafi.

Në verën e vitit 2019, Jana ishte në një qendër tregtare me një mikeshë. Pasi shikuan një film në kinema, kishin shkuar për të ngrënë ku i ishin afruar tre meshkuj. Mikeshën e saj e kishin shtyrë, kurse Janas i kishin hedhur një lloj pluhuri në pije duke e detyruar që ta pijë. Këtë e kishte parë edhe një klient tjetër, që ishte afruar për të pyetur nëse gjithçka ishte në rregull – e më pas një prej tre meshkujve e kishte goditur dhe rrëzuar për tokë. Mikesha e saj i kishte telefonuar gruas time, dhe më pas edhe policisë. Me t’u shfaqur në vendin e ngjarjes policia, këta tre burra kishin nxjerrë para policisë pasaportat diplomatike ruse, e më pas ata kishte shkuar për t’i marrë dikush nga ambasada ruse”, thotë Jovanoviq.

Politikani serb, gjithashtu theksoi se pluhuri që i ishte hedhur në pijen bijës së tij, më vonë është konstatuar se ishte drogë e llojit MDMA.

Sikur kjo të mos mjaftonte, pasi kishte shkuar në polici për të dhënë deklaratë vajza e tij, zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi e kishin lutur që të mos flet publikisht për këtë. /Telegrafi/