LAJMI I FUNDIT:

Politikanët në Maqedoninë e Veriut e urojnë Albin Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës

Politikanët në Maqedoninë e Veriut e urojnë Albin Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës

Udhëheqësit e partive politike, si dhe bartës të funksioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e kanë uruar Albin Kurtin, për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, si dhe themelimin e institucioneve shtetërore.

Politikanët në Maqedoninë e Veriut shpresojnë në bashkëpunim të mirë me kryeministrin e ri të Kosovës.


Më poshtë i keni urimet e disa prej tyre:

Oliver Spasovski – kryeministër i Qeverisë teknike:
Urime Kryeministrit Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re. Shpresoj që në periudhën në vijim do të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim më të afërt në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithçka që ndodhi në ditën e seancës së Kuvendit për formimin e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në ditën e seancës së Kuvendit për formimin e Qeverisë Kurti

Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së:
I dashur Albin, nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë. Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjërë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta. Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë. Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdishëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjërë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.

Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët:
Me të vërtetë kjo frymë e re në Kosovë po dëshmon se ndryshimi është bazë e demokracisë. Bazë e rikthimit të shpresës dhe jetës në Kosovë! Jam i lumtur që erdhi dita për këtë ndryshim, erdhi dita që ta uroj Albin Kurtin dhe qeverinë e re të Kosovës i bindur se çdo fjalë e thënë do të bëhet realitet. Sepse kur interesi i përgjithshëm, i shtetit e i popullit vihet para interesit personal e partiak nuk ka se si ndodh ndryshe. Qoft ky ndryshim reflektim edhe mbi realitetin tonë në Maqedoninë e Veriut, qoftë ky ndryshim pikënisje e çdo ndryshimi tjetër ku do për të mirën e të gjith neve. Urime edhe njëherë për Kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e re të Kosovës!

Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa:
Arritja e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re mes Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe LDK-së është një lajm i mirë jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët por edhe për gjithë rajonin. Përfundimisht në Kosovë u vulosë vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe qeverisje të re. Urojmë që sa më shpejt Kosova të formalizojë ndryshimet në institucione dhe të vazhdojë rrugëtimin krah për krah me vendet e rajonit drejt euro-integrimeve. Urime Kosovë!

Afrim Gashi – kryetar i Alternativës:
Themelimi i institucioneve të Kosovës me qeveri të re e cila e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, është lajmi i shumëpritur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen. Kjo frymë e ndryshimit nuk është lajm i mirë veç për Kosovën, por është edhe jehonë që do të shtrihet përtej kufijve të saj, se tashmë ka ardhur dita e gjeneratave të reja dhe pa hipoteka për të qeverisur. Urime, Kosovë! Urime miku im Albin Kurti detyrën e re! Ju priftë e mbara.

Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së:
I nderuari Kryeministër z. Albin Kurti. Zgjedhja Juaj si Kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re. Shprehim bindje se me zgjedhjen e Juaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike. Me respekt.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori