Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste të djathta. Në disa vende ato madje bashkëqeverisin. Suedia është shembulli më i ri.
Itali
Shokëve të idealit, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini i uroi gjithë të mirat për votimet. Në Itali partia e tij “Lega Nord” është politikisht shumë më përpara se demokratët suedezë. Lega Nord vërtet që zuri vendin e tretë në zgjedhje, por bashkë me lëvizjen “Pesë Yjet” ajo u fut në koalicion si partneri më i vogël. Që atëherë, Salvini sundon skenën politike evropiane me një politikë të fortë kundër të huajve, ai është aq prezent, sa madje disa e mbajnë atë për kreun e qeverisë. Gjuha e tij nxitëse dhe politika kundër të huajve gjejnë rezonancë. Gati 100 ditë pas hyrjes në koalicion, Lega Nord ndodhet në krye të sondazheve me 30 për qind. Kujtojmë se në zgjedhje ajo arriti vetëm 17 për qind të votave. Në drejtim të Merkelit, Salvini tha se ajo “nënvleftësoi rrezikun e konflikteve sociale, kur mendoi se kishte vend për qindra mijë njerëz në Gjermani.”
Austri
Partia populiste austriake e lirisë, FPÖ ka pasur përvojë qeverisëse më të gjatë. Në vitin 1999, kjo parti doli partia e dytë më e fortë në zgjedhjet e atëhershme parlamentare, dhe krijoi një koalicion me ÖVP. Tani po kjo aleancë qeveris nga viti i kaluar me kancelar, Sebastian Kurz. Por, FPÖ nuk duhet të luftojë shumë për një kurs të fortë në politikën e azilit. Sebastian Kurz vetë u zhvendos djathtas me politikën e tij për të mbajtur refugjatët larg Austrisë. Por FPÖ shkon edhe një hap më tej. Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl kërkon t’i mbajë refugjatët “të përqëndruar”, gjë që solli reagime të forta dhe akuzën se ai po përdor gjuhën e nacionalsocializmit.
Gjermani
Në zgjedhjet e Bundestagut në shtator 2017, Alternativa për Gjermaninë, AfD arriti 12,6 të votave dhe me 94 vendet në Bundestag është partia e tretë më e fuqishme, dhe partia më e madhe opozitare. Miratimi për këtë parti vazhdon të rritet. Në sondazhet e fundit kjo parti ka arritur 15 për qind të votave, dhe nganjëherë ajo arrin të kalojë vetë Partinë Socialdemokrate. Në disa sondazhe në Lindje AfD madje kryeson, duke kaluar edhe partinë CDU. Edhe pse ekspertët e politika e akuzojnë këtë parti për afrimitet me ekstremistët e djathtë dhe kërkojnë që të vëzhgohet nga Mbrojtja Kushtetuese, duket se asgjë nga këto nuk e ka dëmtuar AfD-në. Së fundmi kjo parti pritet të hyjë edhe në dy parlamentet e fundit të landeve në Bavari më 15 tetor dhe në Hesen më 28 tetor.
Francë
Kur Marinë Le Pen nga Front National doli në raundin e dytë për ballë Emmanuel Macron, shumë vëzhgues kishin theksuar se bëhej fjalë as më pak e as më shumë, por për të ardhmen e Evropës. Proevropiani Macron fitoi dukshëm përballë Marine Le Pen 66 për qind kundrejt 34 për qind. Prej atëherë duket sikur Le Pen doli nga skena, në fund ajo arriti të ndërrojë emrin e partisë në Lëvizja Kombëtare e Përgjithshme. Por shumë përkrahës presin që mbesa e Le Pen, Marechal Le Pen të marrë timonin për ta arritur me të fitoren. Megjithatë edhe në Francë armiqësia ndaj të huajve dhe skepticizmi ndaj Evropës janë bërë pjesë normale.
Holanda
Para zgjedhjeve parlamentare në Holandë në mars 2017, në të gjithë Evropën sundonte paniku mes partive tradicionale se çfarë rezultati do të arrinte Partia e Lirisë PVV e Geert Wilders. Rezultatet treguan kjo parti nuk doli triumfuese, por me rezultatin 13 për qind, kjo parti zuri vendin e dytë, ndërkohë që socialdemokratët gati u shuan politikisht. Pas koalicionesh të vështira u arrit më në fund të krijohej një aleancë e qendrës më të djathtën. Por Wilders me qëndrimin e tij refuzues ndaj migrantëve dhe islamit vazhdon të sundojë skenën politike në Holandë. Ndërkohë me Thierry Baudets është krijuar një parti tjetër e ekstremit të djathtë që ndjek qëllime identike si Wilders. Baudet paraqitet si njeri i kulturës, luan piano dhe flet latinisht, duke iu drejtuar kështu shtresës së arsimuar. Kështu djathtistët nuk do i marrin vota njëri-tjetrit, por më shumë do t’i shumojnë ato.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Pse sulmi me dron në Moskë është kryer nga vet Kremlini?

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër