LAJMI I FUNDIT:

”Politika e ushqen gjuhën e urrejtjes” (Video)

”Politika e ushqen gjuhën e urrejtjes” (Video)

Racizmi, kohëve të fundit është bërë një trend poshtërues në Maqedoni. Format e ndryshme raciste dhe të huliganizmit, edhe atë në sportin e Maqedonisë, ende vazhdojnë të mbeten me avazin e vjetër. Filloi si më e theksuar në futboll, vazhdoi në hendboll. Huliganizmi është bërë temë aktive javën e fundit në Maqedoni dhe kjo për shkak të thirrjeve të fundit të tifozëve ‘Komitët’, ku pas shpalljes kampion Evrope të klubit henbollistik ‘Vardari’, në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup, nuk munguan edhe thirrjet albanofobike si ‘Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur’.

Edhe pse në opinion kjo u dënua nga shqiptarët dhe një pjesë e elitës maqedonase, por assesi edhe nga politika, madje as edhe nga Qeveria e re, që të denoncojnë dhe dënojnë thirrjet raciste. Sa herë që ka pasur thirrje nga huliganët në tubime të hapura si ‘Dhoma gazi për shqiptarët’, ‘Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur’, apo ‘Shqiptarët e mallkuar’, çdoherë është parashtruar pyetja se, a do të ndërmerren masa nga organet kompetente ndaj kësaj histerie! Kjo, ende vazhdon të mbetet si pikëpyetje në të ardhmen, sidomos nga Qeveria e re, e vetëquajtur si reformatore.


Opinionisti Suad Misini për Telegrafi Maqedoni shprehet kundër huliganizmit dhe se thirrjet raciste nuk kanë të bëjnë me shpirtin e sportit.

”Huliganizimi dhe tifozllëku ofendues, e cila mund të shihet në gjithë botën por edhe te ne, në themel përfaqëson formën më bazike të qyqarit. Jo vetëm për shkak të asaj se nuk ka pikë ndjeshmërie me shpirtin dhe veprimtarinë sportive, çka është bazë e sportit, por përkundrazi të tejkalimit të kufijve të kryerjes së ‘presionit normal’ për dekurajimin e kundërshtarit në sport, që nuk do të duhej të ishte funksioni kryesor i tifozllëkut.

Ky qorrsokak çon në këto dimensione: ai u referohet elementeve të ndjeshme dhe intime/private të cilët nuk ka asnjë lidhje me sportin ose me sportistin. Qyqari përfaqëson edhe për shkak të bashkëveprimit: ‘grupi jonë’ është më superior, madje edhe kur gënjejmë, ne jemi të pastërtit të cilët meritojmë që asnjëherë të mos jemi poshtë, ne jemi klasi i lartë, ju jeni qenë, krimba, pederast, të llojit më të ulët.

Problemi i vërtetë fillon kur ky qyqari shndërrohet në huliganizëm, gjegjësisht në dhunë. Dhe ajo përballet kundër atyre të cilët janë frustrimi kryesor psikologjik i huligantëve. Në këtë moment më nuk ka asgjë, as edhe teoritikisht pikë takimi me sportin, por ka me ligjin penal dhe organet e ndjekjes. Në të gjitha rastet e dhunë, pa dallim, huliganët të cilët sulmojnë persona të pafajshëm janë më në numër dhe joshpesheherë të armatosur. Si definicion, brutaliteti në shprehinë e huliganëve çon deri në thirrjet për llogari me armikun e supozuar, madje deri edhe në dimensioni e përleshjeve të hapura”, vlerëson Misini.

Misini shton se zgjidhja e këtij problemi është sfidë në të gjithë botën, por zgjidhja shpesh nuk kalon sepse ata nënkuptohen dy dimensione: njëra është marrëdhënia me klubet sportive, ata nuk duan në parim të largohen nga publiku dhe fansat, por ata janë mburoja e parë, patjetër të thirren jo vetëm që të distancohen nga huliganët, por ata patjetër të ndërmarrin edhe masa drastike, madje nëse duhet edhe pa publik. Rrrugëdalje e dytë janë organet e ndjekjes. Në atë sferë ekzistojnë zgjidhje të cilat në mënyrë efektive të kalohen. Madje, në shtetet si tonat në rajon, shpesh masa huligane keqpërdoret nga politika dhe prandaj ushqehet nga e njëjta dhe e mbrohet nga organet e ndjekjes. Të theksoj se në Serbi, gazetarja hulumtuese ka kërcënim aktiv me vdekje, për shkak të punës së saj hulumtuese e cila nuk ka lidhje me sportin. Të mos përmendi se strukturat kryesore paramilitare në luftërat në ish-Jugosllavinë rreshtohen në këtë masë. Në Maqedoni është e ngjashme dhe ekziston rrezik i madh sepse format e veprimit janë të ngjashme.

Pikërisht, kur në mënyrë të qartë dhe precize do të definohet huliganizmi si formë elementare e qyqarllëkut dhe artikulimi i këtyre njerëzve të frustruar, do të mund edhe klubet edhe institucionet shtetërore më seriozisht të merren me këtë problem, në vend se të injorohen ose të arsyetohen në mënyrë ta pakuptimtë, me çka vetëm e ushqejnë dhe me guxim e inkurajojnë. Kështu që, huliganët transformohen në karaktere të pakuptimta me duar të përlyera, të cilën në ndonjë moment mund t’i shërbejnë politikës-kriminale dhe biznesit të nëntokës në arritjen e qëllime të tyre të pandershme, thekson Misini.

Në botën e zhvilluar këto probleme janë zgjidhur thuajse dhe për këtë ka një mënyrë – me veprim institucional dhe dënime konform ligjeve në fuqi, kështu shprehet për Telegrafin, gazetari investigativ, Xhelal Neziri.

”Nëse ata që përdorin gjuhë të urrejtjes, qofshin tifozë, gazetarë apo politikanë, përgjigjen konform Kodit penal të maqedonisë, atëherë ky fenomen negativ do të zhdukej nga sfera publike. Andaj, problemi nuk është te tifozët e Vardarit apo edhe të klubeve tjera në Maqedoni që përdorin ofendime dhe sharrje vullgare në baya etnike e religjioze, por te mosfunksionimi i ligjit. Kjo duhet të jetë një nga prioritetet e qeverisë së re nëse dëshiron që Maqedonia të jetë një vend normal për të jetuar”, shton Neziri.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe kryesuesen e Qeverisë, LSDM-në, për të marrë përgjigjen nëse do të dënohen dukuri të këtilla dhe në të ardhmen mos të ndodhin thirrje raciste. Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, shprehet se do të jetë e vështirë, mirëpo me angazhim më të madh do të punojnë që të parandalohet racizmi.

”Thirrjet antishqiptare i dënojmë ashpër dhe këtë e bën çdo person që i dëshiron të mirën shtetit. Do të punojmë me përkushtim dhe angazhim më të madh që të parandalojmë dukuritë e këtilla, edhe pse do të jetë vështirë duke pasur parasysh se grupet e tifozëve, posaçërisht ‘Komitët’ janë nën kontroll të OBRM-PDUKM”, deklarohet Zekiri.

Nga ana tjetër, gazetari i sportit dhe përfaqësuesi nga Shkëndija dhe FFM-ja, Faton Zylbehari thekson se asnjëherë nuk ka arritur të kuptoj nivelin e tillë të urrejtjes ndaj një komuniteti tjetër dhe e njëjta të shfaqet në tribuna, ku në vend që të mbështetet ekipi apo përfaqësuesja për të cilën bën tifo, i gjithë përqëndrimi orientohet te ofendimi ndaj tjetrit qoftë në baza nacionale apo edhe fetare.

”Ajo që më duket më e pakuptimtë është dukuria e ofendimit ndaj kombit shqiptar edhe në momente të gëzimit të madh nga ndonjë sukses i arritur në suaza ndërkombëtare ndaj një komuniteti që nuk ka lidhje me shqiptarët. Nga shumë ndodhi të tilla, do të marr shembull dy raste. Një kjo e fundit pas triumfit të KH Vardar në Ligën e Kampionëve dhe një rast tjetër që se kam kuptuar shumë vite më parë në Evropianin e Basketbollit në Lituani. Maqedonia luan gjysmëfinale të Kampionatit Evropian kundër Spanjës, më pas edhe për vendin e tretë me Rusinë dhe kur përfaqësuesja po luan ndeshjet më të rëndësishme në histori, në kushte kur asnjë shqiptar nuk është i përfshirë në ekspeditën e Maqedonisë, në ndonjë post apo pjesë e përfaqësueses, tifozët në tribuna këndojnë këngë ofenduese ndaj popullit shqiptar në palestrën në Kaunas. Kam qenë vetë i pranishëm dhe vërtet nuk arrija të kuptoj arsyen e një sjellje të tillë, kur thjesht aty duhet të sundonte ndjenja e gëzimit apo lumturisë për arritjen. Tani e njejta edhe me rastin e fundit, Vardari merr rezultat historik dhe shahen shqiptarët. Është sëmundje, kompleks dhe virus shumë serioz që nuk e dij se si mund të shërohet.

Ndoshta tërësisht nuk do të çrrënjoset kurrë kjo dukuri, por patjetër se duhet luftuar edhe atë me gjithë metodat. Autoritetet të angazhohen më seriozisht, të organizohen më shumë tribuna dhe iniciativa kundër gjuhës së urrejtjes, ndërsa edhe ligji të zbatohet për ata që vazhdimisht po ushqejnë këtë problematikë”, thotë Zylbehari.

Profesori Sheval Latifi thotë se në aspektin psiko-social, mund edhe të konsiderohen si normale këto thirrje, por te ne kanë një bazë më të thellë psikologjike të stimuluara nga paragjykimet e ndryshme nacionale.

”Nga aspekti psikologjik dhe sociologjik, madje kjo mund të konsiderohet si dukuri normale. Jemi dëshmitarë që dukuria e brohoritjeve dhe ofendimeve me përmbajtje nacionaliste dhe raciste janë prezente në të gjitha terrenet sportive gjithandej. Jemi dëshmitarë se ofendime të tilla në baza nacionale janë prezente edhe në terrenet tona sportive. Mendoj se tek ne këto dukuri nuk kanë vetëm karakter shfryerjeje, por kanë një bazë më të thellë psikologjike të stimuluara nga paragjykimet e ndryshme nacionale. Kjo mund të argumentohet me faktin se ofendimet nacionale anti shqiptare nuk shfaqen vetëm kur në teren njëri ekip është shqipar, por në të gjitha rastet, madje edhe kur nuk ka të bëjë me ndonjë element shqiptar, si dhe rastet kur një ekip maqedonas luan me një ekip të huaj, ku asnjë lojtar apo tifoz nuk është shqiptar. Pasojat e kësaj dukurie negative shpesh herë mund të jenë të dëmshme dhe të rezikshme nga që shumë herë ka ndodhë që kjo energji negative ti kalojë kufijtë e tifozëllëkut të çmendur në shkallët e stadiumit dhe ka vazhduar edhe në rugë ku kanë pësuar kalimtar të rastit. Mendojë se origjina e kësaj dukurie është në paragjykimet e ndryshme, të ushqyera edhe nga qarqe të ndryshme nacionaliste dhe që manifestohen në radhë të parë në formën e pa durueshmërisë nacionale. Mendojë se një dukuri e tillë jo vetëm që është e dëmshme, por edhe e rezikshme, sidomos për një realitet multietnik siç është ky i yni”, potencon Latifi.

‘Ilaçi’ i vetëm kundër racizmit dhe huliganizmit, është zbatimi i ligjit. Ndryshe, komunitetet e shtypura në Maqedoni ende do të vazhdojnë të mbeten të poshtëruar dhe inferior në vendin ku jetojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori