LAJMI I FUNDIT:

Policia viziton banorët që deklaruan se kanë mbetur të ngujuar në Stankaj të Rugovës

Policia viziton banorët që deklaruan se kanë mbetur të ngujuar në Stankaj të Rugovës

Të enjten në mbrëmje një familje shqiptaro-amerikane kishin deklaruar se kanë mbetur të izoluar në fshatin Stankaj të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë.

Ata janë vizituar nga Policia e Kosovës gjatë të premtes, të cilët u kanë ardhur në ndihmë për të lëvizur deri në rrugën e kalueshme.


Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

Një familje në Rugovë e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga Komuna e Pejës
Lexo po ashtu Një familje në Rugovë e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga Komuna e Pejës

Të njëjtit kanë vendosur të vazhdojnë të qëndrojnë në fshatin Stankaj.

“Dje, më datë 02.12.2021,  nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës.  Sot,  më datë 03.12.2021,  në orët e hershme të mëngjesit,  Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë,  kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë. Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe  të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori