Policia u gjeti 18 paketime me marihuanë – arrestohen dy persona në Lipjan

Policia ka arrestuar dy persona në Lipjan, në mesin e tyre një të mitur.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, 235€ para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































