LAJMI I FUNDIT:

Policia suedeze arreston personin e tretë të dyshuar për sulmin në Stokholm (Foto)

Policia suedeze arreston personin e tretë të dyshuar për sulmin në Stokholm (Foto)

Policia suedeze ka arrestuar personin e tretë  të dyshuar për sulmin me kamion që ndodhi sot në qendër të Stokholmit, ku si pasojë mbetën të paktën pesë persona të vdekur, shkruan Daily Mail.

Ky burrë ishte larguar nga vendi ngjarjes pas skenave kaotike që ishin krijuar, ku qindra qytetarë vraponin nëpër rrugë për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.


I dyshuari që ishte “i lënduar lehtë”, është arrestuar në Marsta, në periferi të Stokholmit. Ai është kapur nga policia që ishte njoftuar nga qytetarët të cilët e kishin vërejtur në rrugë duke bërë gjeste të çuditshme.

“Edhe dy persona tjerë janë arrestuar që dyshohet të kenë lidhje me sulmin me kamion”, ka deklaruar para gazetarëve zëdhënësi i policisë.

Kamioni i vjedhur me të cilin ishin shkelur për vdekje qytetarët, ishte përplasur në murin e një qendre tregtare i cili pas disa sekondave ishte përfshirë nga flaka.

Tre persona kishin kërcyer nga kamioni dhe kishte hapur zjarr, duke u munduar të therin me thikë edhe këmbësorët, ka bërë të ditur një dëshmitare.

Por brenda pak minutave dy prej tyre u arrestuan nga policia – derisa i treti ishte në arrati, duke e fituar epitetin e personit më të kërkuar në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Amerika
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Kalo në kategori