LAJMI I FUNDIT:

Policia spanjolle ‘bastis’ plantacionin më të madh të marihuanës në historinë evropiane

Policia spanjolle ‘bastis’ plantacionin më të madh të marihuanës në historinë evropiane

Një objekt në Huerta de Valdecarábanos, Toledo, Spanjë, shtrihej në 120,000 metra katrorë – më shumë se 16 fusha standarde futbolli – dhe gjoja ishte duke rritur kërp për përdorim industrial.

Reklama

Por kur policia nga Garda Civile inspektoi fermën, ata zbuluan se ajo në të vërtetë po rritte Cannabis sativa, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas kthimit, oficerët kapën 135,000 bimë marihuanë – kapja më e madhe e bërë ndonjëherë gjatë një operacioni policor në Evropë – dhe bënë tri arrestime.

Ndërsa në magazinat aty pranë, ata kapën edhe 30 tonë marihuanë të tharë dhe 3,720 kg sytha që ishin gati për shpërndarje.

'Vice' publikon videon "Brenda kryeqytetit evropian të kanabisit" - Aty ky shqiptarët drejtojnë gjithçka - flasin kultivuesit, trafikuesit dhe policia
Lexo po ashtu 'Vice' publikon videon "Brenda kryeqytetit evropian të kanabisit" - Aty ky shqiptarët drejtojnë gjithçka - flasin kultivuesit, trafikuesit dhe policia

Një zëdhënës i Gardës Civile përshkroi madhësinë e operacionit të prodhimit të drogës.

“Ferma ku ndodhej kjo plantacion mbulonte një sipërfaqe prej 12 hektarësh, me mbikëqyrje të përhershme 24 orë në ditë”.

“Kishte gjithashtu një zonë tharjeje me një sistem të mbyllur të kamerave të sigurisë dhe vëzhgimit”.

Zëdhënësi shtoi se punëtorët në fermë ishin kryesisht të huaj, të punësuar në mënyrë jozyrtare dhe të vendosur në një vend që nuk plotësonte ‘kushtet më minimale të banimit’.

Si pasojë, tre persona tani janë arrestuar për një krim të dyshuar kundër shëndetit publik, ndërsa gjashtë të tjerë janë nën hetim.

Bastisja vjen mes frikës në rritje për shkallën e tregtisë së drogës në Spanjë.

Një raport i vitit të kaluar, ndërkohë, veçoi Kataloninë si “epiqendrën e tregut të paligjshëm të marihuanës në Evropë”. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

Amerika
Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t'i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre

Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t'i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre

Evropa
Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Evropa
“Qeveria e Serbisë me deklarata nxitëse”, OKB: Të merren masa kundër kësaj retorike

“Qeveria e Serbisë me deklarata nxitëse”, OKB: Të merren masa kundër kësaj retorike

Serbia
Zyrtari i lartë ukrainas: Kundërofensiva ende nuk ka filluar

Zyrtari i lartë ukrainas: Kundërofensiva ende nuk ka filluar

Evropa
Kalo në kategori