LAJMI I FUNDIT:

Policia shqipton 663 tiketa për mos-respektim të Ligjit anti-COVID-19

Policia shqipton 663 tiketa për mos-respektim të Ligjit anti-COVID-19
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës po vazhdon t’i dënojë qytetarët që nuk po respektojnë ligjin anti-COVID-19 në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 663 tiketa në bazë të këtij ligji.


Ndërsa nga e premtja kanë hyrë në fuqi masa të reja, rastet pozitive me COVID-19 janë rritur shumë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 12,666 testime, ku 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 18,287.

Mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234,731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,025. Në total numri i rasteve aktive është 18,287”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 22,486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687,553 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 234,731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori