LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptare në kërkim të 28 vjeçarit turk me 2 miliardë dollarë

Policia shqiptare në kërkim të 28 vjeçarit turk me 2 miliardë dollarë

Në Shqipëri policia është vënë në kërkim të shtetastit turk Faruk Ozer, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, i cili rezulton të ketë mbyllur aktivitetin pasi ka grumbulluar një shumë prej 2 miliard dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Autoritetet shqiptare u vunë në lëvizje me kërkesë të palës turke, e cila më 23 prill lëshoi dhe një mandat arresti ndërkombëtar ndaj 28 vjeçarit. Ministri i Brendshëm turk bisedoi personalisht në telefon me homologun shqiptar Bledi Çuci, pak ditë më parë.


Sipas mediave turke 28 vjeçari i ka konsideruar akuzat “të pabaza”, dhe ka shpjeguar se gjendej në Shqipëri për takime pune. Ozer, ishte kapur fillimisht nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Stambollit ndërsa po linte vendin. Burime të Zërit të Amerikës, shpjeguan se ai rezulton të ketë hyrë në territorin shqipar nga aeroporti “Nënë Tereza” më datë 20 Prill, dhe se nuk figuron në rregjistrat e personave që kanë dalë nga kufiri.

Mësohet se Ozer ka patur takime në Tiranë, dhe pikërisht për këtë policia ka ushtruar sot kontrolle në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë së mesme, por pa rezultat.

Një ditë pasi i riu kishte lënë Turqinë, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”. Një njoftim që vuri në alarm investitorët e kësaj platforme të cilëve nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Ndërsa themeluesi i saj ishte larguar, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

I riu 28 vjeçar kishte mundur të tërhiqte interesin e dhjetëra mijëra personave, falë një fushate masive publicitare për blerjen e kriptovalute Dogecoin me rreth një të katërtën e e çmimit, duke premtuar ndër të tjera bonuse të ndryshme mes të tjerash dhe autovetura luksoze. Shumë prej investitorëve duket se janë joshur dhe nga mundësia për të investuar në monedhën vendase, “lira”, e cila është zhvlerësuar në minimumin historik ndaj euros dhe dollarit./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori