LAJMI I FUNDIT:

Policia shpëton një femër që tentoi të mbytej në liqenin e Badovcit

Policia shpëton një femër që tentoi të mbytej në liqenin e Badovcit

Një femër ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur në liqenin e Badovcit, por falë intervenimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, viktima është nxjerrë dhe shpëtuar nga uji.

“Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar tretman mjekësor viktimës dhe  është sugjeruar te shtrihet për shërim”, thuhet në raportin policor.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.