LAJMI I FUNDIT:

Policia padit dy ish-kryetarët e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër

Policia padit dy ish-kryetarët e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër M.J (58) dhe M.S (58) të dy nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “papërgjegjësi në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Nga SPB thonë se në periudhën prej vitit 2009 deri në nëntor të vitit 2017, të paditurit përderisa në periudha të ndryshme kanë kryer funksionin e kryetarit të Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, përmes shfrytëzimit të shërbimeve për darka private, mbledhje dhe festa me të punësuarit në komunë, kanë kryer harxhime të mëdha në llogari të komunës, njofton Telegrafi Maqedoni.


“I padituri i parë në periudhën prej vitit 2010 deri 2013 në dy objekte hotelierike me shokët e tij ka shfrytëzuar shërbime në vlerë prej 2.142.538 denarë, prej të cilave ka paguar vetëm një pjesë. I padituri i dytë edhe pse ka trashëguar komunën me borxh prej 1.303.804 nga i padituri i parë, ka vazhduar me harxhime në objektet hotelierike nga viti 2014 deri 2017 duke harxhuar 1.245.939”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori