LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të tri grave nga Prizreni, vodhën një telefon në një qendër tregtare

Policia në kërkim të tri grave nga Prizreni, vodhën një telefon në një qendër tregtare

Policia e Kosovës në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje”, që ka ndodhur më datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se më datën 29/12/2022 në ora 23:45 ankuesi B.M. ka raportuar se gjatë blerjes së gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, e kishte lënë telefonin Samsung A11 në tavolinë pasi kishte qenë duke e kryer pagesën dhe na ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.


“Të dyshuarat kërkohen për veprën penale ‘Shpërdorim të pasurisë së huaj’. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave”, thuhet në njoftim.

“Andaj  Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori