LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të një qytetari nga Podujeva për dhunë në familje

Policia në kërkim të një qytetari nga Podujeva për dhunë në familje

Policia e Kosovës është duke kërkuar një qytetar nga Podujeva, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Sipas raportit të policisë, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike në vazhdimësi ndaj tij si dhe ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake.


“I dyshuari është në kërkim policor. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/