Policia në kërkim të dy personave në Gjilan, të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një kërkesë publike për bashkëpunim me qytetarë dhe media për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































