Policia në Ferizaj shqipton 40 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut


Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka shqiptuar 40 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe motoçikletave për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.
Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj (DRP-Ferizaj), veprimet janë realizuar nga zyrtarët policorë me biçikleta, të cilët janë të angazhuar në monitorimin e rrugëve të qytetit.
“Zyrtarët policorë me biçikleta, të angazhuar në rrugët e qytetit të Ferizajt, kanë shqiptuar 40 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe motoçikletave që kanë kryer shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.
Policia ka bërë të ditur se këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Në të njëjtën kohë, autoritetet policore u kanë bërë thirrje të gjithë ngasësve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore. /Telegrafi/



































