Policia në Ferizaj shqipton 1 mijë 681 gjoba ndaj kundërvajtëse në trafik - pezullohen 20 patentë shoferë

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar nga data 07-13.07.2025 ka shqiptuar 1 mijë 681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente.
“22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona, 18 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































