Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj, në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, nga data 17 deri më 23 maj ka realizuar disa aktivitete në këtë rajon.
Sipas një njoftimi për media, Policia në Ferizaj ka shqiptuar 400 gjoba për mosrespektim të bartjes së maskës, ndërsa për ata që nuk e kanë respektuar qarkullimin e lëvizjes janë gjobitur 20 qytetarë.
Siç thuhet tutje, Policia në Ferizaj ka mbyllur katër lokale për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
“Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, COVID-19: Mosrespektim i bartjes së maskës-400, mosrespektim i qarkullimit të lëvizjes-20, lokale për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës-1, lokale të kontrolluara-192, lokale të mbyllura-4. Këto masa, në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sa i përket incidenteve të tjera në këtë rajon, në njoftim bëhet e ditur se: “Përmbledhje e incidenteve /rasteve me rëndësi dhe aksidenteve: Grabitje -1, vjedhje e rëndë-2, vjedhje-15, sulm ndaj personit zyrtar-1, aksidente në komunikacion rrugor 31, prej tyre : Me lëndime-9, persona të lënduar-13, me dëme materiale-23, gjoba në komunikacion-451, heqje e patentë shoferit ( konfiskim)-16”.
Ndryshe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, gjithashtu do të vazhdojë me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?