LAJMI I FUNDIT:

Policia në Cetinje parandalon konfliktin mes besimtarëve të kishës ortodokse malazeze

Policia në Cetinje parandalon konfliktin mes besimtarëve të kishës ortodokse malazeze

Policia malazeze parandaloi një konflikt të madh mes mbështetësve të kishës ortodokse malazeze gjatë djegies tradicionale të pemës gjatë Krishtlindjes në rrugën Dvorski në Cetinje.

Konflikti ndodhi pasi në të njëjtin vend u shfaqën dy mitropolitë të asaj kishe. Pasi dolën në shesh Mitropoliti Mihailo dhe peshkopi i fundit i së njëjtës kishë Boris, të cilët janë në konflikt të hapur, ka pasur tension, shtytje dhe provokime verbale mes mbështetësve të tyre.


Me reagimin e policisë situata u qetësua dhe Mitropoliti Mihailo u largua nga takimi pas një fjalimi të shkurtër, transmeton Telegrafi.

“Kjo është nata e Krishtlindjeve nga rruga. Këtë natë Krishtlindjesh nuk do t’ia dedikoj sepse nuk është festa e KOM-it, sepse është shenjtëruar nga dikush që nuk ka autoritet. Natën e Krishtlindjes që urdhërohet nga rruga nuk është malazeze”, tha Mihailo.

Përçarja në kishën ortodokse malazeze ndodhi në shtator, kur në të ashtuquajturin “Këshilli i Përgjithshëm malazez”, një pjesë e besimtarëve detyruan të pensionohej Mitropoliti i Malit të Zi Mihailo dhe në vend të tij u emërua peshkopi i Nikshiqit, Boris Bojoviq.

Mihailo iu përgjigj këtij vendimi duke përjashtuar Bojoviqin dhe përkrahësit e tij, dhe u bëri thirrje besimtarëve që të mos i përgjigjen thirrjes së Bojoviqit për të festuar Krishtlindjet me të, dhe në të njëjtën kohë ai bashkangjiti një dokument nga Ministria e Drejtësisë malazeze që refuzoi të regjistron Borisin si drejtues të Kishës Ortodokse të Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori