LAJMI I FUNDIT:

Policia ndërmerr masa për hetimin e rasteve që ndërlidhen me zjarrvënien

Policia ndërmerr masa për hetimin e rasteve që ndërlidhen me zjarrvënien

Zjarrvëniet gjatë kësaj periudhe po paraqesin shqetësim të madh për qytetarët dhe janë me rrezik potencial për jetën dhe pronën në përgjithësi.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se po ndërmerr masa rigoroze ndaj personave të identifikuar.


Ekipet policore në kuadër të fushëveprimit të tyre po ofrojnë asistencë relevante tek autoritete kompetente në funksion të parandalimit dhe reduktimit të rasteve të zjarrit që janë raportuar nëpër disa rajone të vendit tonë.

Siç njoftohet, bazuar në ligj po ndërmerren masa aktive për hetimin e rasteve penale që ndërlidhen me zjarrvënien dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, andaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe erëra, si dhe për parandalimin dhe reduktimin e rasteve të tilla me kohë të lajmërojnë policinë apo autoritetet tjera emergjente, njofton Telegrafi.