LAJMI I FUNDIT:

Policia i largoi familjarët e dënuarve nga Gjykata (Video)

Policia i largoi familjarët e dënuarve nga Gjykata (Video)

Policia e Kosovës i ka larguar nga Gjykata familjarët e të akuzuarve për terrorizëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo ka ndodhur pasi që aktivistët e VV-së janë dënuar me gjithsej 21 vjet burg.


Policia ka nxjerrë nga Gjykata edhe deputeten e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burg, Atdhe Arifi me 8 vjet burg, Egzon Haliti me 5 vjet burg dhe Adea Batusha me 2 vjet burg.