LAJMI I FUNDIT:

Policia Kufitare e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave në Leposaviq

Policia Kufitare e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave në Leposaviq

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, ka parandaluar dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës është duke treguar çdo ditë se është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare dhe për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror.


Në këtë fushëveprim të dielën nga Policia Kufitare e Kosovës janë parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra.

Në rastin e parë, me datën  04.06.2023, në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.

“Automjeti që  drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar. Gjatë kontrollimit të automjetit, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen  e pasagjerit janë gjetur katër (4) paketa me mish derri dhe deleje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit  i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli  konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

“Në rastin e dytë, rreth orës  10:25 në fshatin Koshuticë në Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes,  ngjyrë  hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është  kontaktuar Prokurori i Shtetit  i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori