LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë!

Policia kufitare duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë!

Policia e veriut është e gatshme t’i dalë në ndihmë Policisë Kufitare, nëse kjo e fundit kërkon ndihmë për ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, të cilët janë nisur drejt Kosovës me tren, pa leje nga autoritetet e Kosovës.

Zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë nëpërmjet telefonit për KosovaPress se është Policia Kufitare ajo që do të duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë, të cilët nuk kanë marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai ka shtuar se Policia në veri është e gatshme t}u dalë në ndihmë kufitarëve nëse kërkohet kjo.


KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, megjithatë ai nuk është përgjigjur në telefon.