LAJMI I FUNDIT:

Policia kontrollon një lokal në Deçan, gjen letra bixhozi dhe arreston tre persona

Policia kontrollon një lokal në Deçan, gjen letra bixhozi dhe arreston tre persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, stacioni policor në Deçan, sё bashku me Njësitin për reagim tё shpejtё (NJRSH) me datë 20.07.2022, rreth orës 00:30, kanë shkuar nё njё kontroll ne fshatin Carrabreg të kësaj komune.

Gjatё kontrollit tё lokalit nё njё dhomё tё ndarё nga lokali janё gjetur dhe sekuestruar si prove materiale, letra bixhozi dhe disa çipa qё i përdornin gjatë lojës.


“Pas kontrollimit tё lokalit nga njësitet Policore janё arrestuar tre (3) persona  tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/