LAJMI I FUNDIT:

Policia kontrollon 272 lokale motele, mbyllen 29 prej tyre

Policia kontrollon 272 lokale motele, mbyllen 29 prej tyre
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë operacionit në fokus të cilit ishin veprimtaritë e kundërligjshme në objekte hoteliere ka kontrolluar 272 lokale motele/bujtina dhe ka rezultuar me mbylljen e 29 lokaleve, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Sipas njoftimit për media, në operacionin e djeshëm, një rast është adresuar sipas kompetencës lëndore te njësiti rajonal në Prishtinë për posedim ilegal të narkotikëve, dhe disa raste tjera si ne vijim.


“Një rast është adresuar njësitit kompetent në Prizren, me dyshimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me personin nën moshën 16 vjeçare” ku janë konfiskuar dy dokumente të dy shtetaseve të Shqipërisë që janë hasur në Pejë, pa leje qëndrimi, për procedura të mëtejme. Ky aktivitet është zhvilluar duke përdorur edhe resurset tjera institucionale në bashkëpunim me institucionet përkatëse që kanë për domen këtë fushë të veprimtarisë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Për bashkërendim të procedurave ligjore janë kontaktuar të gjitha prokuroritë kompetente në të gjitha regjionet respektive të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori