LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon thasë me drogë në Graçanicë (Video)

Policia konfiskon thasë me drogë në Graçanicë (Video)
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e antidrogës, në funksion të luftimit të dukurive negative dhe identifikimit të veprave penale, në veçanti veprave penale kundër trafikimit, posedimit dhe abuzimit me narkotik, të shtunën kanë realizuar një operacion policor në disa lokacione në rajonin e Prishtinës, në mbështetje edhe të njësive tjera operative policore.

Sipas njoftimit të Policisë, “gjatë realizimit të operacionit policor, gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të një të dyshuari mashkull kosovar serb dhe një femre/serbe shtetase e Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thasë, sasi e dyshuar e substancës narkotike (dyshohet të jetë e llojit marihuanë, pesha e së cilës pas matjes rezulton të jetë mbi 13 kilogram-saktësisht 13 kg e 095 g), pastaj janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, një  DVR që ka monitoruar lokalin, një  sprej i syve dhe një shufër plastike”, njofton Telegrafi.

“I dyshuari mashkull K/Serb pas intervistimit me vendim të  prokurorit dërgohet në  mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në  procedure të rregullt për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, thotë se mbetet e përkushtuar që me kapacitetet që ka në dispozicion, në vazhdimësi të punojë në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, me qëllim të krijimit të një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit e në veçanti për të rinjtë tanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Lajme
Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Lajme
Kalo në kategori