Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Gjermaninë perëndimore gjatë një ndalimi rutinë të trafikut.

Në orën 04:20 me orën lokale (03:20 GMT) oficerët ndaluan një automjet në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz, një shtet në kufirin francez, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një oficer 29-vjeçar dhe një oficere 24-vjeçare janë qëlluar për vdekje në vendngjarje. Kjo e fundit ishte ende studente në akademinë e policisë.

Dhe sigurisht, policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për kapjen e autorëve.

Ndërkohë rrugët në zonë mbeten të mbyllura dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të mos marrin autostopët, duke thënë se të paktën një i dyshuar është i armatosur.

Oficerët gjithashtu kanë zgjeruar kërkimet në shtetin fqinj të Saarland.

Dy oficerë policie vriten me armë zjarri teksa ishin në një patrullë rutinë në Gjermani Dy oficerë policie vriten me armë zjarri teksa ishin në një patrullë rutinë në Gjermani

Disa detaje të ngjarjes janë të paqarta.

Ende nuk ka asnjë përshkrim të sulmuesve, automjetit apo drejtimit ku ata u larguan, dhe policia nuk ka sugjeruar një motiv të mundshëm.

Por gazeta gjermane Bild raporton se oficerët dërguan dy mesazhe radio nga rruga.

Në të parin, oficerët thuhet se kishin ndaluar një automjet të dyshimtë dhe kishin vërejtur “diçka të dyshimtë” në bagazh.

Një mesazh i dytë pasoi menjëherë pas, shtoi gazeta. “Po na qëllojnë!” thuhet se oficerët thanë, përpara se kontakti me radio të ndërpritej.

Në kohën kur mbërritën përforcimet, oficerja ishte tashmë e vdekur, raportojnë mediat lokale. Kolegu i saj vdiq menjëherë pas.

Sabrina Kunz, kryetarja shtetërore e sindikatës së policisë, tha se mendimet e tyre janë me të afërmit dhe kolegët e të vdekurve.

“Po jetojmë makthin e vërtetë të të gjithë policëve”, tha ajo, duke shtuar se ishte “e shtangur” nga ajo që kishte ndodhur. /Telegrafi/