LAJMI I FUNDIT:

MOST: Policia ka intervenuar në një vendvotim

MOST: Policia ka intervenuar në një vendvotim

Vëzhguesit nga dy parti të ndryshme janë përleshur fizikisht në një vendvotim në komunën e Çishinov Obleshev, me çka është dashur të intervenojë policia, njoftojnë nga MOST.

Sipas informacioneve nga MOST përleshja ka ndodhur kur njëri vëzhgues ka akuzuar se u ka treguar votuesve se ku të votojnë, gjegjësisht se në cilën hapësirë të votojnë.


“Në përleshje janë kyçur edhe përfaqësuesit e tjerë të kandidatëve të cilët kanë qenë në vendvotim me çka ka intervenuar policia, dhe i ka larguar të dy vëzhguesit nga vendvotimi. Në vendvotimin votimi po kryhet pa probleme”, thonë nga MOST.

Nga parregullsitë e vërejtura nga MOST thonë se edhe në Kumanovë ka ndodhur një parregullsi kur një votues e ka lëshuar vendvotimin pa përdorur sprej. Ai është thirrur nga policia dhe pastaj iu është dhënë sprej./Telegrafi/