LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje të djegies së veturës në Prishtinë

Policia jep detaje të djegies së veturës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth djegies së veturës në qendër të Prishtinës.

Policia bëri të ditur se sot rreth orës 10:00 ka marrë informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në parkingun brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës,  është duke u djegur një veturë e tipit Mercedes.


Digjet një veturë në qendër të Prishtinës (Video)
Lexo po ashtu Digjet një veturë në qendër të Prishtinës (Video)

Menjëherë pas marrjes së informatës,  njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin  e ngjarjes.

Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vetura e tipit Mercedes është djegur tërësisht, ndërsa dy vetura të tjera (një Seat Ibiza dhe një Suzuki), të cilat kanë qenë të parkuara afër janë dëmtuar.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/