LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për zjarrin në rrugën “Muharrem Fejza”, nuk ka të lënduar

Policia jep detaje për zjarrin në rrugën “Muharrem Fejza”, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Muharrem Fejza”, dyshohet se është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt, ndërkaq sipas informacioneve të para nuk raportohet për persona të lënduar.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.  Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes,  ku  dyshohet se fillimisht është djegur  një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, tha ajo.

Tym në rrugën “Muharrem Fejza”, intervenojnë zjarrfikësit
Lexo po ashtu Tym në rrugën “Muharrem Fejza”, intervenojnë zjarrfikësit

Ahmeti bëri të ditur se zjarri tashmë është lokalizuar dhe se po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, u shpreh Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori