LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për shpërthimin në Ferizaj

Policia jep detaje për shpërthimin në Ferizaj

29 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një shpërthimi të një bombole të gazit në një Qendër Tregtare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:27, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, nga 29 të lënduarit, 14 prej tyre janë transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Raportohet se në një Qendër Tregtare respektivisht në një lokal, ka ndodhur një shpërthim ku ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë 29 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt, ndërsa 14 prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda janë transportuar për në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit, inspektoret komunal dhe prokurori i shtetit.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati nga Prishtina të cilët merren me hetimin për shpërthimin e gazrave. Vendi i ngjarjes është duke u siguruar nga patrulla policore”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori