LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme me armë zjarri në rrugën “B”

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme me armë zjarri në rrugën “B”

Një kalimtar rasti si dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur të mërkurën mbrëma rreth orës 22:00 në rrugën “B”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë raportuar se policia i është përgjigjur rastit pasi gjendeshin në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes.


Sipas njoftimit të policisë, pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal , njëri nga personat e dyshuar  nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka  shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë. Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal , njëri nga personat e dyshuar  nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka  shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti”, thuhet në njoftim.

E konfirmon Policia: Nga gjuajtja me armë në Prishtinë, plagosen dy persona
Lexo po ashtu E konfirmon Policia: Nga gjuajtja me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, policia është detyruar të përdor armën e zjarrit, me ç’rast është plagosur personi i dyshuar.

“Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të  tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç’rast është plagosur personi i dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, thuhet tutje në njoftim.

Personat e lënduar, sipas njoftimit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

“Personit të dyshuar,  R. R,  mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit ndërkohë që nga hetuesit  po ndërmerren  të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti. Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosoëvs. /Telegrafi/