LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur të premten në Prishtinë pasi është sulmuar me armë zjarri/ 

Personi i dyshuar më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.


Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 21:48 të së premtes në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Nga të shtënat me armë zjarri plagoset një person në Prishtinë
Lexo po ashtu Nga të shtënat me armë zjarri plagoset një person në Prishtinë

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/