LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për personin që tentoi të hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës

Policia jep detaje për personin që tentoi të hidhej nga objekti i Komunës së Mitrovicës

Një person sot rreth orës 13:00, kishte tentuar të hidhej nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës.

Sipas një njoftimi nga Policia  e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, thuhet se policia ka reaguar me urgjencë dhe se përmes komunikimit ka arritur ta bind atë që të tërhiqet nga tentimi i tij.


Një person tentoi të hidhej nga çatia e Komunës së Mitrovicës
Lexo po ashtu Një person tentoi të hidhej nga çatia e Komunës së Mitrovicës

“Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje emergjente, për një person i cili po tentonte të hidhej nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës. Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë profesionale iu kanë qasur, duke komunikuar dhe duke e bindur personin që të tërhiqej prapa. Falë një komunikimi të bindshëm e profesional është arritur të krijohen rrethana që personi të futet në kontroll”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas policisë personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.

“Policia do të vazhdojë me trajtimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë të bëjnë me rasti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori