LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për armën që iu gjet një nxënësi në Malishevë

Policia jep detaje për armën që iu gjet një nxënësi në Malishevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin që ka ndodhur në Malishevë, ku një nxënësi i është gjetur një revole dhe tre fishekë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.


“Gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë. Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim”, ka thënë Gjurkaj.

Malishevë, policia i gjen një nxënësi revole dhe fishekë
Lexo po ashtu Malishevë, policia i gjen një nxënësi revole dhe fishekë

Ai ka shtuar se arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori