eksperti-banner

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e zjarrit në një banesë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 16:16, transmeton Telegrafi.


"Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë 01.03.2024 – 16:16. Policia ka pranuar një informatë se një zjarr ka shpërthyer në një banesë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve", thuhet në raport të policisë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Gjithashtu, policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/