LAJMI I FUNDIT:

Policia holandeze përdorë shqiponjat për të rrëzuar dronët (Video)

Policia holandeze përdorë shqiponjat për të rrëzuar dronët (Video)

Policia holandeze ka vendosur që për zgjidhjen e problemeve me dronë ti drejtohet nënës natyrë. Për këtë arsye, ata i janë kthyer gjuetarëve fluturues, shqiponjave, dhe deri më tani janë treguar si mjaft efektiv.

Policia ka pranuar se është duke kryer testime tjera elektronike dhe fizike, por aktualisht rezultatet më të mira i kanë dhënë shqiponjat, që pa humbur shumë kohë kapin me kthetra dronët dhe i lëshojnë në tokë si një drekë të përbashkët, transmeton Telegrafi.

Para se gjithash, kjo ide vërtetë ka kuptim, pasi shqiponjat janë ndër zogjtë më të kujdesshëm dhe janë interceptorë të përkryer.


Megjithatë, në policinë holandeze thonë se shqiponjat nuk do të mund t’i përdorin për kapjen e dronëve më të mëdhenj, pasi nuk dëshirojnë që ky zog të lëndohet, por se janë treguar tejet të efektshëm në kapjen e dronëve të madhësive të mesme. /Telegrafi/