Policia heton vdekjen e një personi në Spitalin e Pejës

Një person ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
"Një mashkull kosovar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë ka ndërruar jetë".
"Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës"
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































