LAJMI I FUNDIT:

Policia godet uzurpatorët në Dukagjin

Policia godet uzurpatorët në Dukagjin

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në rrafshin e Dukagjinit  lirimin e pronave të uzurpuara të AKP-së.

Aksioni u koduar me nofkën “Prona 2” është zhvilluar në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.


Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të  zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285  hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë.

Lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.

Në operacion kanë marr pjesë hetuesit e  NJHRKEK- Prizren, NJRSH-DRP-Prizren, NJRSH-DRP-Gjakovë,  krim teknika nga DRP-Gjakove dhe DRP- Prizren, një patrullë e policisë nga SP Junik, tre hetues nga DRP Gjakove.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të  rasti shkon ne procedurë te rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori