LAJMI I FUNDIT:

Policia, për 15 ditë, gjobiti 102 shoferë që vozisnin nën ndikim të alkoolit (Video)

Policia, për 15 ditë, gjobiti 102 shoferë që vozisnin nën ndikim të alkoolit (Video)

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. 

Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e shkaktimit të aksidenteve nëpër rrugët tona edhe gjatë këtij fillim-viti janë shqetësuese.


Për këtë arsye masa aktive po ndërmerren në implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”, ku vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dy) tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. /Telegrafi/